LIFESTYLE, 27 Nëntor 2021, 14:17

U ndanë përfundimisht? Fisnik Syla shuan shpresat për një rikthim me Fjolla Morinën

U ndanë përfundimisht? Fisnik Syla shuan shpresat për një

Pas daljes nga burgu të Fjolla Morinës, u përfol se ajo i kishte dhënë fund edhe martesës me biznesmenin, Fisnik Syla. Dyshimet lindën pasi ata nuk shiheshin më në shoqërinë e njëri-tjetrit e madje këngëtarja nuk e ndiqte në Instagram.

Ndryshe nga Fjolla, Fisniku refuzonte ta hiqte nga Instagrami, e madje ishte një ndër të parët që pëlqente fotot e këngëtares duke i dhënë shpresa fansave se lidhja e tyre nuk ka marrë fund.

Por së fundmi as Fisniku nuk e ndjek më Fjolla Morinën në Instagram dhe dyshja nuk kanë asnjë shenjë nga njëri-tjetri në jetën e tyre publike.

U ndanë përfundimisht? Fisnik Syla shuan shpresat për një

Menëjherë sapo në rrjet dolën lajmet për ndarjen e dyshes, Fjolla Morina u shfaq në Instagram em një video ku i la të gjithë të dyshonin se shkak për ndarjen e tyre u bë tradhtia.

“Labirint enigma
E madhe qendresa
Tradhtia len stigma
Po kujna me i besu që nuk jan met’ as tre përqind
Thika mrapa shpinës kush ta boni nuk e din”, thuhet në tekstin e këngës që Fjolla e këndoi me shumë zell