LIFESTYLE, 8 Shtator 2023, 15:13

Tekstet e shkruara me dorë të Freddie Mercury-t dhe pianoja e tij, shiten për miliona dollarë

Tekstet e shkruara me dorë të Freddie Mercury-t dhe pianoja e tij,

Një nga pasuritë më të çmuara të Freddie Mercury – pianoja e tij – sapo u shit për miliona dollarë në një ankand.Në ankandin e Sotheby’s në Londër u ekspozuan gjërat me vlerë të këngëtarit të ndjerë dhe shitja më e madhe e mbrëmjes ishte pianoja e tij e vogël Yamaha, që u shit për 2.2 milionë dollarë.

Instrumenti u përdor për të kompozuar hite si Bohemian Rhapsody. Nga ana tjetër, tekstet e shkruara me dorë për këngën e përjetshme u shitën për 1.7 milionë dollarë.

Tekstet e shkruara me dorë të Freddie Mercury-t dhe pianoja e tij,

Sipas CNN, pavarësisht se pianoja e Mercury-it ia kalonte artikujve të tjerë të ankandit, ajo dështoi në vlerësimin e supozuar pasi Sotheby’s parashikoi se do të kapte shifra midis 2.5 dhe 3.8 milionë dollarë.

Tekstet e shkruara me dorë të Freddie Mercury-t dhe pianoja e tij,

Gjëra të tjera me vlerë të Freddie ishin kurora e këngëtarit që u shit për 791,000 dollarë, ndërsa byzylyku i gjarprit që ai mbante në videoklipin e Bohemian Rhapsody u shit për 870,000 dollarë, raportoi Associated Press.

Artikuj të tjerë interesantë në shitje ishin unaza oniks dhe diamant Cartier, që i ishte dhuruar atij nga Elton John.

Tekstet e shkruara me dorë të Freddie Mercury-t dhe pianoja e tij,