LIFESTYLE, 15 Maj 2022, 12:49

Dalin votat zyrtare, Juria shqiptare i dha Italisë 12 pikë. Ja sa vota mori Serbia nga qytetarët

Dalin votat zyrtare, Juria shqiptare i dha Italisë 12 pikë. Ja sa vota

Juria shqiptare i dha Italisë 12 pikët maksimale në votimin e Eurovision 2022. 

Në prezantimin e pikëve nga Andri Xhahu i RTSH-së, rezultoi se kënga italiane “Brividi” të Mahmood & Blanco mori numrin më të madh të votave nga Juria jonë. 

Në vend të dytë të festivalit europian që u zhvillua në Torino të Italisë, nga juria shqiptare u rendit Britania e cila mori 10 pikë dhe në vend të tretë Suedia me 8 pikë, ndërsa Ukraina u votua e katërta nga Juria, që përbëhej nga Aulon Naçi
Ermira Alliu, Kamela Islamaj, Marsela çibukaj, dhe Roberto radoja. Juria shqiptare nuk i dha asnjë pikë Serbisë.

Ndërsa publiku shqiptar sipas të dhënave zyrtare, vlerësoi Greqinë me pikë maksimale 12, Ukrainen me 10 dhe Italinë me 8 pikë. Serbia u votua nga shqiptarët me 3 pikë. Poshtë tabela zyrtare nga Eurovizioni.