TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Celulari është një ndër objektet më të domosdoshëm në jetën tonë. E kemi me vete thuajse kudo, në punë, në shtëpi apo kur dalim për shëtitje. Lundrimi i menjëhershëm në internet, përdorimi i rrjeteve sociale dhe informimi brenda pak minutash e kanë kthyer atë në objektin më të pazëvendësueshëm për njeriun. Por përdorimi i pakufizuar i telefonit mbart me vete rreziqe serioze për shëndetin tuaj, aq sa mjekë të ndryshëm kanë filluar të vënë alarmin dhe të ndërgjegjësojnë përdoruesit.
Studimi më i fundit është shokues. Shkencëtarët suedezë Lennart Hardell dhe Kjell Hansson kanë kryer plot 11 kërkime në shtete si Danimarka, Gjermani, Suedia, SHBA e deri në Kinën e largët. Këto kërkime, ku morën pjesë më shumë se 25.000 vullnetarë, kanë zbuluar një lidhje të ngushtë mes përdorimit të celularit dhe tumoreve. Njerëzit që përdorin celularin pa ndërprerje për më shumë se 8 orë në ditë rrezikojnë me 20 % të preken nga glioma, kurse kur përdorimi i telefonit i kalon të dhjetë orët ata rrezikojnë me 30% të preken nga neuroma akustike. Glioma është një tumor malinj që prek sistemin nervor qendror, kurse neuroma akustike është një tumor beninj për fat të mirë, por që kërkon një përkujdesje të gjatë terapeutike.
Përdorimi i celularit është i lidhur ngushtë edhe me shqetësime të tjera si pagjumësia, ankthi dhe stresi. Kur shkruajmë në telefon ose lexojmë vihen në lëvizje shtylla kurrizore, qafa dhe duart. Qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë pozicion sjell dhimbje muskulare të këtyre organeve të cilat mund të degradojë deri në oksidim të kockave. Kërkimet e fundit kanë zbuluar edhe një sindromë të re që prek përdoruesit e celularit, sindroma e vibrimit fantazmë. Duke qenë se jeni tërë kohës në pritje të njoftimeve apo mesazheve, ndodh që të keni të njëjtat lëvizje dhe reagime gjatë fazës së parë të gjumit.
Celulari është bërë i domosdoshëm për të gjithë dhe tashmë përveç telefonatave ka edhe përdorime të tjera. Përveç që na lehtëson, sipas ekspertëve, ka shkaktuar edhe një sindromë të çuditshme që mund ta keni edhe ju. Sipas studiuesve, telefonat celularë kanë shkaktuar një sindromë të re të quajtur ‘Phantom Ringing’. Nëse ju duket sikur po ju bie telefoni juaj, atëherë vuani nga kjo simptomë. Në fakt ky është vetëm një iluzion i mendjes suaj dhe kjo është arsyeja pse ju e kontrolloni atë në mënyrë të përsëritur. Ju mund ta dëgjoni atë të quajtur ‘ringxiety’, një term i krijuar nga psikologu David Laramie dhe i lidhur me sindromën e dridhjeve të rreme të celularit, ndjenjën e gabuar që telefoni juaj po vibron kur është në xhep.