LIFESTYLE, 5 Nëntor 2023, 09:18

Nga pasioni për kërcimet latine, te jeta si emigrant në Itali, rrëfimi i veçantë i mjekut Ilir Alimehmeti

Nga pasioni për kërcimet latine, te jeta si emigrant në Itali,

Dr. Ilir Alimehmeti, mjek dhe pedagog, lindur në Tiranë nga dy prindër mjekë, i martuar me një mjeke dhe babai i dy vajzave komentoi dje marrëveshjen e arritur nga studentët e mjekësisë duke prekur të gjitha problematikat që mjekësia ka sot në Shqipëri. Alimehmeti ka përmendur për News24 dhe jetën familjare, raportin me vajzat, bashkëshorten dhe pasionet e panjohura më parë.

Moderatorja: Para se të vija në intervistë një koleg më tregoi se ju keni një pasion që në fakt se keni përmendur asnjëherë, kërcimet e muzikës latine, u çudita, si ka lindur ky pasion për ju?

Ilir Alimehmeti: Unë nuk mendoj se jeta është vetëm punë dhe shtëpi, do ishte shumë e trishtë. Që në fillore unë kam qenë në shkollë muzike, talenti ka qenë shumë i dobët, por pasioni ka vazhduar, pasi kur diçka e fillon që në fëmijëri vazhdon. Njeriu duhet të eksplorojë hobi të ndryshme. Dikur kam ngjitur male, por u ndala në një moment për çështje kohe, më pëlqen të shijoj në çdo formë të mundshme detin. Çdo njeri i shëndetshëm ka hobi.

Moderatorja: Ju dhe bashkëshortja juaj jeni mjekë, a je një suport në familje që edhe ndoshta mund të gatuash ndonjëherë?

Ilir Alimehmeti: Ne jemi matura e 1997, për situatën që u krijua në atë kohë ne kemi emigruar herët në Itali, do të thotë që për çdo gjë duhet t’ja dilje vetë. Vetë ishe kuzhinier, vetë pastroje, vetë ishe psikolog, këshillues. Ndaj kemi eksperiencën e duhur për t’ja dalë gjithmonë.