LIFESTYLE, 25 Janar 2024, 14:32

U lidhën nga “fati” dhe po jetojnë dashurinë, Evi Reçi flet për të ardhmen me Kledi Hysën

U lidhën nga “fati” dhe po jetojnë dashurinë, Evi

“Na lidhi fati”. Kështu e cilëson Evi Reçi lidhjen e saj me Kledi Hysën. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Evi rrëfeu për njohjen e tyre e cila nisi nga dy miqtë e saj, Eraldo Rexho dhe Arjola Shehu. Evi shpjegon se e njihte ish-banorin e Big Brother Albania VIP por përshtypjet e para iu krijuan kur nisi të shihte se ishte “ndryshe në mentalitet”.

Evi Reçi: Ai më njihte si këngëtare, unë si po, ai që ka qenë aty, ai djali që ka qenë aty. Mbaj mend më ka lënë shumë përshtypje se bënte joga, meditim, këto gjërat që i praktikoj dhe unë, ishte ndryshe në mentalitet, mindset-in e kishte pak më ndryshe, sikur energjitë bashkohen në disa gjëra dhe në një festë thjesht jemi prezantuar se Arjola e kishte intervistuar përpara, si je çfarë bën dhe kaq, nuk ka pasur ndonjë gjë uau o Zot! Dalëngadalë filloi një komunikim sepse ai vazhdonte jetonte më pas në Austri. Kur pa që muhabeti po na ecte dhe ai gjeti dikë që e kuptonte në mentalitetin e tij, aty filluam dhe u afuram më shumë në komunikim, ai vinte më shpesh.

Këngëtarja thotë se po mbajnë një lidhje në distancë sepse Kledi jeton në Austri, por serioze.

Evi Reçi: Një stad serioz, me plane duke ecur dalëngadalë se kryesisht s’po tregoj prapaskenën. Kemi një distancë gjeografike në këtë moment që mundohemi ta zvogëlojmë me udhëtimet tona të shpeshta si nga unë, si nga ai. Ai më shpesh sepse lëviz më kollaj dhe mund të punojë kudo. Kjo është tani faza jonë, ne ecim tani dalëngadalë, nuk kemi plane shumë të gjata.

Në planet e tyre të ardhshme përfshihet bashkëjetesa, ndërsa dasma nuk duket ende në horizont. Veç kësaj, Evi nuk përjashton mundësinë e shpërnguljes në Austri, edhe pse dëshira është që të qëndrojnë në Shqipëri.

Evi Reçi: Edhe ai e do shumë Shqipërinë edhe pse e ka të ndërtuar gjithë jetën andej. Unë e kam pak vështirë të shkëputem për momentin por duke parë duke bërë sigurisht por mund të ndodhë edhe lëvizja, të kujt nuk e dimë akoma, përqindja ndahet. Unë nuk do doja që të shkëputeshim nga Shqipëria në asnjë mënyrë, edhe në qoftë se lëviz unë, prapë e di që do jem prezente në një mënyrë apo në një tjetër. Shqipëria është vendi ynë, është familja jonë këtu, të paktën unë njerëzit e mi i kam këtu, nuk kam pse ta lë, kam ndërtuar, të paktën profesionale dhe do shohim, prandaj nuk di të të them sinqerisht çfarë planesh kemi.