TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria hodhi një hap galopant për t’u kualifikuar në kampionatin europian të futbollit. Kombëtarja e Silvinjos çmontoi Republikën Çeke 3-0, falë magjisë së radhës nga Jasir Asani dhe dopietës së Taulant Seferit.
Një ecuri fantastike në grup, me Shqipërinë që pozicionohet në vend të parë dhe është pranë futjes nga “dera kryesore” tashmë për në “Gjermani 2024”.
Por përveç emocioneve që dhuruan lojtarët në fushë, si gjithnjë nuk mungoi as spektakli në tribuna, nga bukuroshet kuqezi.
Këngëtare, gazetare apo modele, të bashkuara të gjitha për një qëllim, në mbështetje të pakushtëzuar të Kombëtares. Me sharmin e tyre tërhoqën vëmendje, ndërsa rezultuan fatsjellëse për Shqipërinë.
E nisim nga Shkurte Fejza, e cila këtë herë emocionoi “live” të gjithë stadiumin me këngën “Mora Fjalë”, e kthyer në himn për shqiptarët.
Më tej shkëlqim në tribuna dhuruan Leonora Jakupi, Eva Murati, Hygerta Sako, Vilma Masha për të vijuar me Trevisa Tufën, Erjona Sulejmanin, Arbana Osmani, Xhemi Shehu etj.
Një natë e paharrueshme, e cila do të mbetet në memorien e të gjithë shqiptarëve si një prej mbrëmjeve më të bukura në historinë e futbollit tonë.