LIFESTYLE, 14 Tetor 2023, 16:59

Kylie Jenner humb 1 milion ndjekës për shkak të këtij postimi

Kylie Jenner humb 1 milion ndjekës për shkak të këtij

Kylie Jenner ka humbur plot 1 milion ndjekës në Instagram brenda pak ditësh. Kjo erdhi pasi ajo shpërndau një postim në mbështetje të Izraelit.

Jenner, një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, ndau një postim për t’u solidarizuar me Izraelin në Stories të shtunën, ndërsa luftëtarët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm ndaj Izraelit nga Gaza duke hedhur një breshëri raketash dhe duke kaluar në territorin izraelit.

26-vjeçarja mori një breshëri kritikash për postimin dhe shumë e pyesnin se ku ishte mbështetja e saj për palestinezët e vrarë në përshkallëzimin drastik të luftimeve apo nën pushtimin izraelit prej dekadash. Jenner e fshiu postimin disa orë pasi e ndau atë.

Numri i ndjekësve të Jenner thuhet se ka rënë në mënyrë të menjëhershme nga 400 milionë në 399 milionë që nga pasditja e së martës.

Jenner gjithashtu pësoi një goditje në numrin e ndjekësve të saj në Instagram në fillim të këtij viti, pas dramës virtuale të shkaktuar mes Hailey Bieber dhe Selena Gomez.