LIFESTYLE, 13 Tetor 2023, 21:42

"Do ta paguaj Alishan 100 mijë franga", futbollistja zbulon "ofertën" e personazhit të famshëm

"Do ta paguaj Alishan 100 mijë franga", futbollistja zbulon

Alisha Lehman, një futbolliste me 15 milionë ndjekës në “Instagram”- in e saj, është jo vetëm lojtarja e kombëtares së Zvicrës, por edhe  një prej yjeve të shoubizit botëror.

Në një intervistë të fundit, të dhënë për kanalin e reperit Shajrin Dejvid, ajo ka zbuluar se ka marrë një ofertë tunduese për të kaluar një natë me një personazh shumë të famshëm, ndonëse emrin e tij ajo nuk e bën publik:

"Isha në Majemi me disa miq, në klub nate, por papritur mora një mesazh në celular nga një personazh me famë botërore, të cilin e kisha njohur në një event tjetër, – bën hyrjen e saj Alisha. – Në mesazhin, i cili i kishte shkuar edhe truprojës sime, shkruhej:

‘Do ta paguaj Alishan 100 mijë franga zvicerane (diçka më shumë se 100 mijë euro) për të kaluar një natë me të’. Dhe e di çfarë është çmenduria më e madhe, që atë mesazh e kam ende në celularin tim, por nuk mund ta zbuloj emrin e tij, pasi realisht është një personazh ekstremisht i famshëm”.