LIFESTYLE, 27 Nëntor 2022, 10:53

Filmi shqiptar “Cold November” nis transmetimin në Netflix

Filmi shqiptar “Cold November” nis transmetimin në Netflix

Kosova po vazhdon të shënojë suksese ndërkombëtare sa i përket kinematografisë.

Filmi shqiptar “Cold November” tani është pjesë e platformës gjigante të transmetimit Netflix. Lajmin e mirë e ka bërë me dije aktorja nga Kosova, Adriana Matoshi, e cila ka rolin protagonist në film.

“Miqt e mi, nje lajm shume te mire du me nda me ju. Nje nga filmat qe kam luajtur njerin prej roleve kryesore tani keni mundesine me pa ne NETFLIX. Urime Ismet Sijarina Fatmir Spahiu Bufi Kushtrim Hoxha. COLD NOVEMBER”, shkroi aktorja shqiptare në postimin e saj në Instagram.

Në vitin 2018, filmi ka pasur premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, kurse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cyrih të Zvicrës, është shpërblyer me çmimin e publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)