LIFESTYLE, 26 Nëntor 2022, 09:46

A e ke tradhtuar ish-gruan? “Doktori i Fiksit” hap zemrën: Ajo më mori shtëpinë

A e ke tradhtuar ish-gruan? “Doktori i Fiksit” hap zemrën: Ajo

Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit” është rikthyer në qendër të publikut prej disa javësh.

Së fundmi, ai ka bërë edhe një rrëfim prekës, ku ndër të tjera ka folur edhe për divorcin me ish-gruan e tij që mesa duket nuk ka qenë një ndarje e lehtë.

“Ndahesh minimalisht me llafe, do të bësh sherr. Do të hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë”, u shpreh Genti në Ora News.

I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhtia, ai u përgjigj:

“Tradhti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.