LIFESTYLE, 26 Nëntor 2022, 13:38

Në prag të dimrit/ Qytetari nga Vlora sfidon temperaturat, lahet në det

Në prag të dimrit/ Qytetari nga Vlora sfidon temperaturat, lahet

Një qytetar nga Vlora ka sfiduar temperaturat e ulëta të këtij fund nëntori, ku është futur në det për t’u larë.

Kjo nuk është hera e parë që ky qytetar e bën një gjë të tillë, pasi janarin e këtij viti, në ditën më të ftohtë, ai është futur në det, me argumentin se pikërisht në ditën më të ftohtë uji është i ngrohtë dhe i përballueshëm nga trupi.

Sipas tij, një gjë e tillë i bën mirë trupit të njeriut dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.