TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ana Lleshi dhe Arjon Luli, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, gjatë kohës që ishin në emision u përfshinë në një skandal. Arjoni pretendonte se Ana kishte kaluar natën në shtëpinë e tij, madje publikoi edhe një foto në shtrat me të.
Pas këtij momenti Ana ngriti një padi ndaj Arjonit, ndërsa tani është marrë vendimi, sipas të cilit, Arjon Luli është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë.
Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur më Arjonin gjatë një emisioni dashurie., teksa deklaron më tej se një natë Arjoni ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjelle disa ilaçe në banesë.
Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto. Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.
Gjatë deklarimeve të dhëna pas denoncimit, Diana Lleshi ka prentenduar se për një përiudhë kohe gjatë pjesëmarrjes në emision, nuk kishte vendosur ta zgjidhte Arjonin në takime, çka e ka nervozuar këtë të fundit.
Denoncuesja ka shpjeguar se edhe pse Arjoni e kërcënonte shpesh, ajo nuk i ka bërë kallzim pasi e preferonte, por pas publikimit të fotos e ajo i është drejtuar policisë, pasi për një përiudhë 7 mujore është ndjerë e shantazhuar dhe e kërcënua dhe për më tëpër është përjashtuar nga emisioni.
Më tej Diana Lleshi shton se prej postimit të fotos ka marrë mjekime me psikolog e po ashtu ka mbyllur edhe biznesin e saj. Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.