TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i Hollivudit Arnold Schwarzenegger u ndalua sot në aeroportin e Mynihut pasi nuk deklaroi në doganë një orë të vlefshme që synonte të shiste, thanë autoritetet doganore gjermane për AFP.
Duke mbërritur nga SHBA, aktori 76-vjeçar austro-amerikan ka të ngjarë të jetë në gjendje të vazhdojë udhëtimin e tij, por do të duhet të lërë orën në Mynih, tha një zëdhënës i doganave, Thomas Meister.
Ndaj ish-guvernatorit të Kalifornisë, autoritetet gjermane filluan një procedurë penale për evazion fiskal.
Schwarzenegger duhej të deklaronte orën në doganë dhe të paguante një taksë, pasi ky artikull do të mbetet në BE, shpjegoi Meister.
Sipas gazetës gjermane Bild, e cila e bëri të ditur këtë histori, ish-ylli i Terminatorit dhe Conan Barbari donin ta nxirrnin në ankand orën nesër, gjatë një darke që do të organizohej në resortin e famshëm të skive Kitzbühel në Austri.
Në këtë event pritet të dalin në ankand vepra arti dhe objekte me vlerë të lartë dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për zhvillimin e projekteve të ndryshme klimatike të aktorit të njohur.