TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rike Roçi ka diskutuar me Romeo Veshajn për debatet që ka pasur me Ilnisën, të cilat u diskutuan edhe në primen e natës së kaluar. Pavarësisht, kësaj duket se të dyja banoret e Big Brother VIP3, vijojnë të kenë hatërmbetje.
Rikja u shpreh se pret që Ilnisa t’i kërkojë falje për shprehjet që ka përdorur me të, të cilat e kanë lënduar. “Nuk u kap një detaj folëm për budallallëqe. Asnjëri nuk foli për ofendimin. Kjo gjë më acaroi. Mu desh mua të ndaloja që të thoja më shumë se dy tre herë, se kjo ka prekur në një pikë që s’duhet prekur. Por t’i e ke me mua nuk mund ta prekësh me gjërat e mia jashtë. Sepse nëna ime kujtoj se si më ka rritur mua.
Ajo e tha në çfarë kushtesh je rritur, ajo më vrau. Ndërkohë më vrau edhe që asnjeri nuk u përpoq ta ndalte, por unë ia kam thënë më shumë se dy herë që të ndalonte. Nuk kam pasur kohë ta sheshoj. Vjen më pyet për lavatriçen, më pyet për gjëra të tjera, por vjen sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk më ka thënë ‘hajde flasim’. Unë pres nga ajo që të më kërkojë falje”, tha Rikja.