TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elia Zaharia ka shuar përfundimisht dilemat rreth ndarjes me bashkëshortin e saj, princin Leka.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Eliza deklaron publikisht se martesa ka marrë fund dhe se të dyja palët kanë rënë dakord ta zgjidhin atë në gjykatë, megjithatë sipas saj ky nuk është një realitet që e lumturon, por si duket ka qenë e vetmja zgjidhje.
"Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!" -është shprehur ajo.
Pak orë më parë Princ Leka ka shuar përfundimisht dilemat rreth ndarjes me bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka deklaron publikisht se martesa ka marrë fund dhe se të dyja palët kanë rënë dakord ta zgjidhin atë në gjykatë.
“Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka Il beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të perbëjne bazën e marrëdhënies n vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!“, -thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga princ Leka.
Kujtojmë se në rrjet qarkullon lajmi se Princ Leka ka nisur një lidhje me një fotografe.