AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 13:33

Përgjimet e “Bild”, reagon Vangjush Dako

Përgjimet e “Bild”, reagon Vangjush Dako


Pas publikimit të përgjimeve të BILD, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në reagimin për Ora News, Dako thotë se përgjimet janë absurde dhe se ai ia hap telefonin çdo qytetari.

"I pashë dhe i dëgjovë përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam  kryetar bashkie dhe telefonin do t'ua hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike". 

Të njëjtin argument, Dako e ka thënë edhe në studio televizive, kur u publikua përgjimi i tij i parë.

Në bisedat e publikuara ditën e sotme nga BILD, Dako dhe Avdylaj duket se kanë mjaft konfidenca me njëri tjetrin.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/06/05/te-gjitha-pazaret-kriminale-dako-avdylaj/