TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) ka reaguar në lidhje me njërin prej përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild e cila ka cilësuar si drejtor të UKD-së Ivo Doçin.
Sipas UKD-së ky i fundit nuk ka qenë drejtor e as nuk është punonjës i saj. UKD përmes një reagimi të shkurtër i kërkon redaksive të lajmeve të bëjnë saktësimet, madje edhe duke i kërcënuar se do të përballe me padi për shpifje.
“Ujesjelles Kanalizime Durres sqaron se shtetasi i permendur ne lidhje me pergjime te mundshme qe perbejne veper penale, Ivo Doçi, nuk ka qene asnjehere drejtor i Ujesjelles Kanalizime Durres dhe as eshte aktualisht. Ju lutemi redaksive qe e kane botuar lajmin te bejne saktesimet e duhura, ne te kundert do te perballen me padi per shpifje.”-thuhet në njoftim.
Në vitin 2016 Ivo Doçi është emëruar Administrator i UK- Shijak (Shiko Dokumentin)
Ndryshimi i Administratorit UJKSHIJAK
Por kush është personi që bisedon me Astrit Avdylin?
Ivo Doçi, është emëruar në vitin 2016, si Administrator i Ujësjellësit Shijak. Në përgjimin e publikuar nga BILD, Avdyli i kërkon atij listën e punonjësve që mund të jenë kundër PS-së dhe me Partinë Demokratike, në mënyrë që, siç thotë ai "ti tundim", pra ti kërcënojë për të votuar PS-në.
Përgjimi i publikuar nga BILD:
Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.
Ivo Doçi: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?
Ivo Doçi: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.
Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.
Ivo Doçi: E kuptoj.
Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.
Ivo Doçi: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.
Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.
Ivo Doçi: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati
Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.
Ivo Doçi: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.
Ivo Doçi: As bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: Kupton?
Ivo Doçi: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.
Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?
Ivo Doçi: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.
Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…
Ivo Doçi: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je
Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.