TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skuadra e Lacios vazhdon marshimin e ri dhe sot me fitoren rekord në historinë e klubit, të 11-n radhazi në kampionatin italian si asnjëherë më parë, ka arritur që t’i afrohet ndjeshëm kreut të renditjes së Serisë A duke u konfirmuar si pretendente. Ekipi i Thomas Strakoshës, ka mundur 5-1 Sampdorian dhe tani është vetëm 3 pikë pas Juventusit kryesues e 1 larg Interit të vendit të dytë.
Gjithçka është zgjidhur shumë shpejt pas një fillimi spektakolar të ndeshjes ku brenda 20 minutash gjeti tre herë rrjetën, fillimisht me Kaisedo e më pas me dygolëshin e Imobile i cili shënoi dy herë brenda tri minutave.
Bastos e pastaj përsëri Imobile shënuan edhe në pjesën e dytë, duke çuar rezultatin në 5-0, ndërsa Sampdoria arriti të shënonte vetëm golin e nderit me Lineti pas një goditje që mashtroi Strakoshën. Gjithsesi kjo nuk shqetësoi Lacion që vazhdoi festën me tifozët të cilët besojnë se ekipi është në rrugën e duhur për të rivalizuar direkt me dy ekipet që ka para në renditje. Lideri i ri është Imobile i cili vazhdon të shkëlqejë dhe deri tani ka shënuar 23 gola në kampionat, një ecuri që po e shtyn edhe sulmuesin drejt rekordeve të cilat as që mund të mendoheshin më parë.