AKTUALITET, 18 Janar 2020, 16:08

U kapën me 15 milionë euro drogë, dënohen dy skafistët shqiptarë

U kapën me 15 milionë euro drogë, dënohen dy skafistët

Drejtësia italiane ka marrë vendimin për dënimin e dy skafistëve shqiptarë: Marjus Meta, 38 vjeç, dhe Albert Zekolli, 36 vjeç, të arrestuar në natën e 25 prillit të vitit 2019 në ujërat italiane në afërsi të Santa Maria de Leuca, ndërsa në bordin e një gomone të gjatë dhjetë metra transportonin 1531 kg marijuanë.

Dy shqiptarët kërkuan gjykim me shkurtuar e ndaj tyre u mor vendimi i dënimit për secilin me 4 vite e 2 muaj heqje lirie si dhe një gjobë prej 18 mijë euro, raporton Ora.

Nga sasia e marijuanës së sekuestruar mund të përgatiteshin 3 milionë e 300 doza drogë që do sillnin një përfitim tregu klandestin prej 15 milionë euro.

Ndaj dy skafistëve shqiptarë prokuroria italiane kishte kërkuar 5 vite heqje lirie e 18 mijë euro gjobë.