TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tekniku i Juventusit, Mauricio Sarri ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Parmës. Sarri thekson se nuk ka frikë nga Interi, ndërsa shprehet se Ronaldo nuk ndikon në cilësitë e Dibalës.
Merkatoja e Interit? “Nuk po ndjek merkaton tonë, imagjinoje atë të Interit. Të pasurit frikë është një fjalë e madhe.
Ne e dimë se duhet të bëjmë sa më mirë në rrugëtimin tonë.
Ronaldo i zbeh paraqitjet Dibalës?
Dibala deri më tani ka bërë shumë mirë me të gjithë në sulm. Por është e qartë se kur luajnë së bashku duhet parë ekuilibri në anën tjetër të fushës. Por, ky konstatim nuk duket i drejtë për mua.
Tre ndeshje radhazi për De Ligt?
E ka bërë këtë kur vinte nga 15 ndeshje të ngjeshura dhe mund ta bëjë edhe tani që vjen nga një periudhë pushimi. Por, ta shohim si është dhe më pas do vendosim.
Bonuçi pushoi në Kupë dhe Rugani tregoi se është gati. Parma? Është një skuadër solide. Kanë shumë fizik si ekip dhe kanë sulmues me nivel.
Kanë vlera dhe dinë të bëjnë kundërsulme të nivelit të lartë, e meritojnë klasifikimin që kanë. Bernadeski mund të largohet?
Askush nuk më ka thënë asgjë, kështu në këtë moment nuk dua të flas për këtë. Për mua është diçka që nuk ekziston”, u shpreh Sarri.