TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Polcia në Fier ka arrestuar një person i cili sipas policisë po kultivonte bimë narkotike.
“Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim i biri”, thuhet në njoftimin e poolicisë.
Në oborrin e banesës së shtetasit R. Spahiu u gjetën dhe u sekuestruan disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.
Ja njoftimi i plotë i policise:
Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim i biri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Ndermënas, të parandalojnë dhe të godasin një tjetër tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit, në oborrin e banesës së shtetasit R. S, u gjetën dhe u sekuestruan disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Ndermënas, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".