LIFESTYLE, 12 Shkurt 2020, 12:07

Kujtim Gjuzi ‘sherr’ me blogeren për Alketa Vejsiun:Është tironse, princeshë, nuk e deformoi të vërtetën në Sanremo

Kujtim Gjuzi ‘sherr’ me blogeren për Alketa


Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë një debat të ashpër në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel me blogren, Zhaklin Lekatarin për performancën e Alketa Vejsiut në Sanremo. Gjuzi është shprehur se Alketa Vejsiu është një princeshë që nuk e deformon të vërtetën. Ndërsa blogeria u shpreh se pjesëmarrja e Alektës në Sanremo është një arritje e saj personale por jo një kontribut për kulturën shqiptare.

Debati: 

Zhaklina: Ne shqiptarët jemi popull xheloz, nuk e nxisim tjetrin të bëjë më mirë, duam ta lënë në nivelin ku është, nuk e nxisim që të ecë, duam t’ja zemë vendin. Nuk mendoj që në këtë rast kanë qenë komente xhelozie. Unë nuk dua të merrem me personi , por me fenomenin.

Kujtim Gjuzi: Janë komente të një princeshe kundër një princeshe tjetër. 

Zhaklin: Ajo është një arritje personave, nuk është një kontribut për kulturën shqiptare.

Kujtim Gjuzi: Por si nuk është kontribut, ti je edhe tironse.

Zhaklin: Nuk dua që të flasë për vitet e mëparshme.

Kujtim Gjuzi: Pse mos të flasë, çfarë ka ndryshuar? Dielli del në mëngjes dhe ikën në darkë dhe del prapë mëngjesin tjetër.

Zhaklin: Nuk ka një kritikë të mirëfilltë, jo t’i trajtomë gjërat në mënyrë sipërfaqësore.

Kujtim Gjuzi: Kritika jote kush është?

Zhaklin: Është justifikimi i të dhënave dhe deformimi i së vërtetës.

Kujtim Gjuzi: Alketa Vejsiu është tironse dhe kurrë nuk e deformon të vërtetën.

Zhaklin: Ajo e deformomi të vërtetën kur tha se kjo është ëndërra e të gjithë shqiptarëve.

Kujtim Gjuzi: Është kënaqësi e jashtëzakonshme të kishim prezantuesen tonë aty.

Debati minuta e 6

https://www.youtube.com/watch?v=7ClWANAGgyg&feature=emb_err_watch_on_yt