Pjesëmarrja e Alketa Vejsiut në një nga spektaklet më të mëdha televizive, që zhvillohet në Itali, “Sanremo”, ngjalli jo pak reagime në rrjete sociale. Disa e pëlqyen dhe e mbështetën moderatoren, duke e komplimentuar për përfaqësimin e denjë, por pati dhe nga ata, që nuk lanë pa komentuar ‘gafat’ e Alketa Vejsit, gjatë monologut të saj në teatrin Ariston.
Një ndjekëse ka shkruar në profilin e Orinda Hutës, gjithë opinionin e saj për këtë përfaqësim, por këngëtarja dhe moderatorja, i ka dalë në mbrojtje Alketa Vejsiut, ndërsa nuk ka lënë pa replikuar.
“Aman se shoqeruese ishte . Si ajo ishin e shume te tjera .. late nam me keto ftyrje te kota. Te mendosh qe foli brockulla, me 100 ne ore sikur e ndiqte gjermani, te mendosh qe doli jashte skenarit , gafat e saj nuk numerohen ne ate fjalim skandal .. si e leshuar nga zinxhiri.. ofendoi dhe Amadeus kur i tha: ti pelqen femrat..Krenohuni me doktrinat e kohes. Sanremo ne Shqiperi shume pak e shofin, oer te mos thene qe koha e internetit ka bere te fiket fare deshira per ta pare .. kjo foli sikur Shqiperia tretej pas Sanremos… nderkohe Shqiptaret nuk kishin te hanin buke.. ju perul nje Italie qe hapi plaget e otrantos… la nam e asgje me teper. Eshte gafa 2 e Alketes me keto festivale. Publiku e mbertheu ne festivalin e fundvitit , e penalizoi edhe kesaj here … keshtu ndodh kur te hyn vetja ne qef .. dikush qe e ka mike e shoqe, ti thote Stop se i be per gjynah..”- shkruan një komentuese në profilin e Orinda Hutës.
“E dashur, po te shikosh emisionin i cili u xhirua 12 ore para shfaqjes do kuptosh qe nuk doli nga skenari. Pak me mendjehapur karshi batutave. Serish po te shikosh emisionin, do te zbulosh se sa luajale dhe aspak e frustruar eshte bashkeshortja e Amadeus. Pergjithesisht komentet ne Itali ishin shume pozitive. Mbi te gjitha, Alketa nuk ishte as per mua e as per ty ne ate skene. Ishte per endrren e saj te cilen besoj se e realizoi suksesshem. Mund te vinte me nje tjeter fjalim? Ndoshta po, por ne fund fare ajo solli historine e saj. Une per vete jam me shume fan i tv britanike dhe amerikane, por di nje gje qe ndodh rendome ne vendin tone dhe kjo nis prej drejtuesve te ketij vendi. NE e harrojme historine shume shpejt dhe ketu flas jo vetem per permbajtjen. Miqesisht, Orinda”- është replika e Orinda Hutës për ndjekësen.
Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.