LIFESTYLE, 10 Shkurt 2020, 11:59

VIDEO/ Hutoi gjithë publikun në Oscars 2020, arsyeja e performancës së befasishme të Eminem

VIDEO/ Hutoi gjithë publikun në Oscars 2020, arsyeja e

Lin-Manuel Miranda prezantoi një përzierje këngësh në 92-vjetorin e “Academy Awards”, dhe u duk se ishte thjesht një përmbledhje e këngëve në filmat që pati një ndikim. Por pastaj… Eminem doli në skenë për të interpretuar “Lose yourself” dhe mori ovacione duke ngritur në këmbë publikun. Pati reagime të shumta në rrjete sociale për pjesëmarrjen e tij në këtë event të rëndësishëm. Disa lavdëruan dhe shijuan performancën e tij, por të tjerë mbetën kritik dhe shprehën mospëlqimin, duke e quajtur pa lidhje performancën e Eminem në Oscars 2020. Vetë Eminem shkruajti në Twitter për të shpjeguar pjesëmarrjen e tij që erdhi e befasishme për publikun dhe për të kërkuar falje që nuk ishte i pranishëm 18 vite më parë, kur kënga “Love yourself” rrëmbeu çmimin Oscars. “Shiko, sikur të kishe një goditje tjetër, një mundësi tjetër … Faleminderit që më dhe mundësinë Akademia. Më falni që m’u desh 18 vite për të mbërritur këtu,- shkruajti në rrjetet sociale Eminem. “Lose Yourself”, pjesë e filmit “8 Mile”, fitoi çmimin “Academy 2003” për këngën më të mirë origjinale, por reperi nuk mori pjesë në ceremoninë e atij viti. Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.