TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alketa Vejsiu ka folur sërish për debatin virtual përmes rrjeteve sociale mes revistës “Class”, të drejtuar prej saj, dhe moderatoreve Xhemi Shehu dhe Marina Vjollca, pas kritikave të tyre në përfundim të Festivalit të Këngës në RTSH. Gjatë bisedës në “Opinion”, Vejsiu tha se ligësisë zgjedh që të mos i hapë rrugë, duke shtuar se në fakt, postimet me natyrë bullizuese ndaj Xhemi Shehut dhe Vjollcës janë bërë prej gazetareve të saj, që siç tha edhe vetë, donin “liri”.
“Në këtë vend nuk mund të pushkatohesh, nuk mund të fusim ingranazhet e të keqes. Duhet të ketë kritikë, kishte të drejtë ky analisti, kishte të drejtë Dalina Buzi, Blendi Fevziu, por kur ka ligësi, nuk i hap rrugë. Unë nuk ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Unë kam gazetarë në redaksi, më kërkuan të ishin të lirë. Askush se mendoi njeri e bullizuam apo jo Alketën, të gjithë këtu i ndjekin rrjetet sociale. Nuk merrem dot me ata që më sulmojnë. Dua të them fjalën e kësaj historie. Unë kam energji dhe kam mendim të shëndetshëm. Kam limite morale, unë jam në këtë treg me gjërat e mira. Unë i mbështes vajzat, nuk i kam intimiduar, punoj shumë për ëndrrat, punoj dhe lëviz, duhet ta gjej të tretën, do pres. E gjeta, e treta, mësoj shumë, studioj shumë. Ligësia është problemi i atij që e ka.”-tha Vejsiu.