TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari i njohur shqiptar, Stresi është një prej personazheve të shoëbizzit shqiptar që gjithmonë tërheq vëmendjen me këngët, postimet që në rrjetet sociale, apo intervistat që jep.
Së fundmi në një intervistë të shkurtër për “Pop Culture” në Top Channel, reperi ka treguar disa detaje nga kënga e tij më e re që ka publikuar ditën e djeshme, ‘LOCO’.
I pyetur nëse kjo këngë është një Diss për të gjithë kundërshtarët e tij apo reperët e tjerë shqiptarë, këngëtari ka thënë se nuk aspak kjo gjë por ai përmes këtij teksti ka dashur t’iu tregojë disa njerëzve që mundohen të bëjnë rrep, por nuk dinë në të vërtetë.
“Kujt t’i djegë le ta mbajë.”- ka thënë Stresi ku u pyet nëse kjo këngë është është një super diss.
https://www.youtube.com/watch?v=iW6GaAgzSqU&feature=emb_err_watch_on_yt
Kujtojmë që herë pas here Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes për zënkat apo sherret me reperë të tjerë që janë në tregun shqiptar, prandaj dhe teksti i kësaj kënge, pothuajse që nga titulli u pa si një formë diss-i për kolegët e tij reperë.