TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako, ka marrë sot një lajm të ‘hidhur’. Vajza e saj që jeton e punon si doktoreshë në Gjermani, i ka thënë se do largohej për në SHBA. E ftuar sot në emsionin “E diell”, Qiriako ka marrë një videomesazh nga vajza e saj dhe ka mbetur e shokuar.
Vajza e këngëtares u shpreh në video se ajo ka marrë ofertë për në Amerikë dhe do largohet atje për 2 vite, por i ka dhënë nënës së saj që të mos mërzitet, por Qiriako tha se ky ishte një lajm që nuk e priste. Por në fund, vajza tregoi në një mesazh të dytë se gjithçka ishte një shaka dhe i kërkoi që të mos merzitej.
BISEDA
Vajza: Dua të informoj për një vendim të rëndësishëm. Më është ofruar një ofertë punë në Florida në Amerikë dhe kam vendosur që ta pranoj. Kam firmosur kontratën hde në fillim të prillin do iki në Amerikë për një periudhë 2 –vjeçare.
Irini: Se kuptova, ç’a tha?
Gazetari: Ka fituar një të drejtë për punë në Amerikë dhe nuk do kthehet më. E ka firmosur dhe kontratën.
Irini: S’ka mundësi do ma thoshte mua ajo.
Gazetari: Më tha mua që s’ta thoshte dot në telefon se mund të bëheshe keq dhe e tha këtu.
Irini: Uaaaaa. Ajo le të shkojë ku të dojë. Po kjo më erdhi si bombë mua tani.
Gazetari: Prit se nuk ka mbëtuar, shiko dhe mesazhin e dytë.
Vajza: Mami ishte një shaka, mos u mërzit. Është faji i Ervinit. Ti e di që çdo gjë që ndodh në jetën time ti je e para që i merr vesh.
Video në minutën e 12:50
https://www.youtube.com/watch?v=IgMyjTtx7Ig&feature=emb_err_watch_on_yt