LIFESTYLE, 8 Mars 2020, 09:13

Era Istrefi shtatzënë? Këngëtarja sqaron vetë gjithçka, reagon menjëherë pas FOTOVE me barkun e rrumbullakosur


Këngëtarja shqiptare, e cila ka korrur një sukses ndërkombëtar, Era Istrefi po përflitet se do të bëhet nënë shumë shpejt. Faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut” publikoi disa foto ku edhe binte në sy barku i rrumbullakosur i Era Istrefit.

Por këngëtarja ka reaguar shumë shpejt duke publikuar një foto me një bluzë të prerë, ku edhe duket qartë barku i sheshtë. Edhe pse kohët e fundit, Era nuk ka qënë fare active në rrjetet sociale, ajo është “rikthyer” për të përgënjeshtruar lajmin.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që fotoja të jetë e vjetër dhe këngëtarja të këtë dëshirë që ta mbajë për vete ndjenjën e mëmësisë. Përkrah rrjeteve sociale, Era ka shkëputur edhe koncertet duke mos u shfaqur më në publik.

Fotoja e fundit e publikuar nga Istrefi në Instagram, daton më 14 dhjetor dhe barku i saj duket mjaft i sheshtë. Kjo na bën të aludojmë se bukuroshja mund të jetë afro katër muajshe në pritje të ëmbël.