LIFESTYLE, 8 Mars 2020, 08:41

“Uaa ka ardhur Ismail Qemali”/ Bujar Qamili tregon momentin kur i ka ardhur zor nga vetja: Ajo i ra ballit me dorë

“Uaa ka ardhur Ismail Qemali”/ Bujar Qamili tregon momentin kur i ka


Këngëtari i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, i ftuar në “Klanifornia” ka treguar një episod të sikletshëm që i kishte ndodhur gjatë karrierën e tij.

Gjatë një vizite në qytetin e Selanikut në Greqi, Qamili tregoi se kishin shkuar për të ngrënë në një bar, ku punonte edhe një shqiptare. Kjo e fundit kur e kishte parë nga emocioni ia kishte ngatërruar emrin, duke e quajtur “Ismail Qemali”.

https://www.youtube.com/watch?v=fj3P_lKexE4&feature=emb_err_watch_on_yt

Marina Vjollca: Mund të na tregosh një situatë kur ti je ndjerë në siklet dhe të ka ardhur zor nga vetja?

Bujar Qamili: Isha një rast në Selanik dhe ishte darkë vonë. Kërkonim që të hanim diçka dhe na thanë që pak metra më andej është një lokal dhe është në banak një shqiptare. Shkuam. Kur u futëm brenda ajo i ra ballit me dorë. Ua, ua, ka ardhur tha Ismail Qemali, Qemal Ismaili, Qamili, Bujar Qamili…