TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Roza Lati ka propozuar që të gjithë meshkujt që ngrenë dorën ndaj grave duhet të dënohen me varje publike.
E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Roza u shpreh se një person që dhunon apo vret gruan duhet që të varet, në mënyrë që të bëhet shembull për të tjerët.
Shiko minutën e 10-të
https://www.youtube.com/watch?v=SodCRfmuOjs&feature=emb_err_watch_on_yt
PJESË NGA EMISIONI:
Rudina Dembacaj: A je e shokuar nga statistikat për vrasjet, përdhunimet etj.?
Roza Lati: Vetëm këto dy muaj ka 7 femra të vdekura dhe mua më ka bërë përshtypje. Shqiptarët, nuk e di, është temë e vështirë. Është absurde.
Rudina Dembacaj: Çfarë do t’i thojë vajzave shqiptare, që dhunohen nga babai, vëllai, nëna apo edhe i dashuri?
Roza Lati: Unë do t’u thoja “mbathjani”. Nisjani nga zero sepse ka një Zot atje lart.
Rudina Dembacaj: A do mjaftone një parakalim me hashtagun: Harram qumështin e nënës?
Roza Lati: Jo!
Rudina Dembacaj: Por çfarë duhet të bëjmë ne?
Roza Lati: Duhet të kthehet varja. Si në kohët e dikurshme. Duhet të bëhet ekzekutimi në mes të popullit. Duhet të kthehet në mësim që ata që vrasin femrat për kapriço ordinere duhet të bëhet shembull për të tjerët. Kjo është diktaturë që mos të ngrejë zërin femra. A jemi në diktaturë? Mblidh gjithë popullin në Sheshin Skënderbej dhe atë që kryen këto gjëra vareni së gjalli.