AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 11:20

Koronavirusi/ Rriten shtrimet në Infektiv, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

Koronavirusi/ Rriten shtrimet në Infektiv, ja sa pacientë janë


Rekordi i rasteve të reja të regjistruar në 24 orët e fundit në vend, i pashënuar që nga shpërthimi i koronavirusit, është shoqëruar me shtimin e numrit të pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, duke bërë apel të fortë për kujdes dhe rritje të ndërgjegjësimit për masat që duhen pasur parasysh.

“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar”- njoftoi ministria.

COVID-19 – Statistika (13 Qershor 2020)

Testime totale 20132

Raste pozitive 1464

Raste të shëruara 1039

Raste Aktive 389

Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1).