TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Labinotit kanë dalë sërish në protestë për zaptimin e pronës publike dhe private, ndotjen e ajrit dhe lumin Shkumbin nga fabrika e peshkut që operon në Labinot.
Banorët thonë se ndihen të kërcënuar nga drejtuesit e biznesit dhe kanë kryer denoncime në policinë e Elbasanit.
Sot janë ngritur në këmbë, pavarësisht pandemisë dhe shtimit të rasteve pozitive.
“Bashkia të na japë përgjigje me shkrim, jo siç na dha kryetari para 10 ditësh apo një jave.
Ne i kemi kërkuar tokën tonë të na japë me qera, as atë nuk na e japin, atëherë ku do të shkojnë investimet tona prej 30 vitesh. Përse pylli do të prishet që ta marrë Bashkia dhe të bëjë një rrugë pa plan urbanistik.
Kam bërë kallëzim në prokurori pasi jam kërcënuar, të shohë çfarë pozicioni kanë ata persona që më kanë kërcënuar mua, i jap me emra. Ne do të vazhdojmë me protestat derisa të zgjidhet problemi, derisa kryetari i Bashkisë të japë shkresë zyrtare”, tha banori.