AKTUALITET, 1 Mars 2019, 09:17

LAJM I FUNDIT/ Tritoli në pallatin e “gjyqtarëve”, zbulohet autori

LAJM I FUNDIT/ Tritoli në pallatin e “gjyqtarëve”,

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Sipas policisë, autori i vendosjes së lëndës plasëse është shtetasi me iniciale A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”- njofton policia.

Ngjarja dhe objektivi

Pronari i banesës është Vasillaq Stavri. Ky i fundit mësohet se punon si agjent shitjesh.

Në vendin ku është vendosur objektivi është i njohur ndryshe si pallati i “gjyqtarëve”, pasi disa prej tyre banojnë në këtë zonë.

Raportohet se sasia e lëndës eksplozive që ka shpërthyer nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:

A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.