TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se shqiptarët nuk janë vetëm kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë.
Ai shkruan në “Facebook” se i gjithë Ballkani proteston, duke përmendur serbët, malazezët, bullgarët e rumunët.
Sipas tij, Mogherini, Hahn e Fleckenstein janë njësoj të kritikuar.
Postimi i Manjanit:
Shqiptarët nuk janë vetëm!
I gjithë Ballkani proteston! Serbët, malazezët, bullgarët, rumunët protestojnë!
Të gjithë kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë!
Madje opozita në Serbi, Mal të Zi e Bullgari, ashtu si opozita Shqiptare, kanë dalë nga Parlamentet e vendeve të tyre në shenjë proteste.
Të gjithë thonë: Jo më fasadë e sistemeve pseudo-demokratike!
Frederica, Johanes-i, Knuti e zëdhënësit e tyre janë njësoj të kritikuar gjithandej në Ballkan!
Shqiptarët këtë herë, nuk janë (siç jemi mësuar të dëgjojmë) as të vetmit e as të fundit të rreshtuar kundër të keqes.
Ky është lajmi më i mirë i kësaj kohe të mbushur me propagandë stabilokratësh dështakë!
