TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar 23 vjeçar nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë, kurse shoku i tij është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Strugë, kur mbi dy të rinjtë u qellua me armë zjarri.
Burimet policore bëjnë të ditur për AlsatM se personi me iniciale U. B. I lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. I lindur në vitin 1996 dhe V.B I lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë.
Për shkak të të shtënave me armë, 23 vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që shoku i tij, V.B. është dërguar në spitalin e Strugës.
Autori, që ka qëlluar me armë siç njoftojnë nga policia, është paraqitur më pas vetë në stacionin policorë të Strugës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.