AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 23:56

Kishin planifikuan ngritjen e dronit me mbishkrim “Kosova është Serbi”, arrestohen tetë shtetas çekë

Kishin planifikuan ngritjen e dronit me mbishkrim “Kosova është

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kosovë. Policia kosovare ka ndaluar tetë shtetas çekë të cilët kishin planifikuar që ditën e nesërme gjatë përballjes Kosovë-Çeki të ngrinin mbi stadiumin “Fadil Vokrri” një dron me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Shtetasit çekë janë kapur në flagrancë nga policia e Ferizajt, ndërkohë që janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime. Në mesin e tetë të ndaluarve mësohet se kanë qenë edhe dy femra.