AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 23:39

Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Masakron për vdekjen gruan me thikë dhe hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Masakron për vdekjen gruan me

Një krim brenda në familje ka tronditur qytetin e Librazhdit mbrëmjen e sotme. Një burrë ka masakruar me thikë gruan e tij dhe më pas është hedhur nga ballkoni i katit të shtatë të pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është Daut Gjokola 50 vjeç.

Burime nga spitali i Librazhdit konfirmojnë edhe vdekjen e gruas. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime nga vendngjarja raportuan se mes çiftit ka patur një grindje në familje. Më pas thuhet se kryefamiljari ka qëlluar me thikë disa herë bashkëshorten që është transportuar në gjendje kritike në spital por që më pas për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i ngjarjes në depresion të thellë pas krimit është hedhur nga kati i 7-të dhe ka gjetur vdekjen.