TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, tha se strukturat e PD-së janë gati të përballen në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.
Dollapi e bëri këtë vlerësim gjatë një interviste me Alfons Zenelin në Shijak TV, ku vuri në dukje se muaji gusht nuk ishte një periudhë pushimesh për demokratët.
“PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një lunë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizinin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e radhës.”- u shpreh Sahit Dollapi.
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike theksoi se forca më e madhe e opozitës ka detyrimin për të sjellë në qeverisje njerëz të pastër, që i shërbejnë vendit dhe jo interesave personalë apo, akoma më keq, interesave kriminalë.
“Për ta arritur tek zgjedhjet e lira e të ndershme duhet dekriminalizimi i politikës nga të emëruarit e krimit dhe nga të korruptuarit”-tha Dollapi.
Duke iu referuar edhe raportit të OSBE/ODIHR-it, Sekretari Organizativ i PD, theksoi se zgjidhja e vetme që vendi të mos shkojë drejt humnerës ekonomike dhe politike janë zgjedhjet e mira e të ndershme.
“Kjo qeveri, që i ka bërë vendit dëme të mëdha, duhet të marrë fund. Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që t’u garantojë shqiptarëve të drejtën themelore për të zgjedhur vetë qe qeverinë që duan. Në çdo kohë që kjo të vijë, PD dhe strukturat e saj janë gati të ndezin motorët e fitores”- theksoi Sekretari Organizatov i PD, Sahit Dollapi.