TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshortja e kryeministrit në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajt ka treguar se kur e ka parë atë të qajë për herë të parë.
E ftuar në Frontal të T7, Anita Haradinaj ka treguar se në momentin që Haradinaj ka dhënë dorëheqjen si kryeministër është prekur për herë të parë.
“S’po më kujtohet që e kam parë ndonjëherë duke qajt. Në fakt, po paska qajt kur e ka pranuar ftesën e parë për në Hagë, por jo shumë”, ka thënë Anita.
Anita në “Frontal” ka treguar se për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen e tij është informuar nga portalet.
“Kam qenë në shtëpi tu pi kafe. E kam hap telefonin edhe më kanë dal lajmet e portaleve një pas një. Fillimisht e pash lajmin që ka dhanë dorëheqje, edhe vetë me veti thash qysh. Kur hyna me lexu lajmin, u informova edhe për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale”, ka thënë Anita Haradinaj në Frontal të T7.
Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër disa javë më parë pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur.