TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident në Gjermani. Një makinë sportive e tipit “Porsche” ka hyrë me shpejtësi nga rruga në trotuar duke goditur disa kalimtarë të rastit.
Një zëdhënës i zjarrfikësve tha për gazetën “Berliner Morgenpost”, se nga përplasje kanë gjetur vdekjen katër persona, mes të cilëve edhe një foshnjë.
Drejtuesi i makinës së bashku me shoqëruesin kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa morën ndihmë të shpejtë mjekësore në vendin e aksidentit.