TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fillim Lautaro Martinez, tani Kenan Yildiz; yjet e Serie A vihen në shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane. Pas zërave që dolën nga Argjentina e Spanja për një ofensivë të mundshme të Barcelonës për kapitenin e Intërit, tani shfaqen të tjera zëra të cilat këtë radhë kanë në qendër të vëmendjes Kenan Yildiz, yllin e Juventusit.
Sipas asaj që përflitet në Britaninë e Madhe, është Arsenali që ka hedhur sytë nga talenti turk i Zonjës së Vjetër, pas refuzimit që mori nga Vinicius i Realit të Madridit me Topçinjtë që janë gati të hidhen në sulm. Gjithnjë sipas zërave që vijnë nga Anglia, Arsenali është gati të ofrojë 100 milionë euro për t’i rrëmbyer Yildiz, Juventusit.
Por jo vetëm kaq, media britanike thekson se bardhezinjtë e prisnin një ofensivë për Yildiz sa vendosën të blinin Kerim Alajbegovic në mënyrë që pozicioni i Yildiz të mos mbetej zbuluar në rast se ky i fundit largohet. Por në këtë moment, nga Continassa mësohet se Yildize nuk duket i tunduar nga propozimi i Arsenalit. Futbollisti turk dëshiron që të qëndrojë te Juventusit, por rrugët e merkatos dihet janë të pafundme dhe 10 ditë mund të jenë një përjetësi.