AKTUALITET, 9 Mars 2020, 11:12

Edi Rama: Armiku më i madh nuk është koronavirusi, por paniku dhe lajmet e rreme

Edi Rama: Armiku më i madh nuk është koronavirusi, por paniku dhe


Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi. Rama lajmëroi se do të mbyllen shkollat dhe se qytetarët duhet të marrin masa, duke evituar kontaktet dhe duke mbajtur higjenën personale. Kryeministri tha se armiku më i madh në këtë kohë nuk është koronavirusi, por paniku dhe lajmet e rreme.

"Është përgjegjësi e madhe e jashtëzakonshme për shendetin e njerëzve dhe mbarëvajtjen e këtij procesi jo të lehtë që mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por është paniku.

Paniku që stimulohet nga lajmet e rreme, nga ekzagjerime të paarsyeshme, nga burime dhe komente të paautorizuara, jo profesionale, jo shkencore".Nuk është e tepërt të thuhet që të jemi aleatë në këtë përballje që shkon përtej dallimeve tona.u shpreh Rama.

TPZ.al

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/819764611858832/