AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 17:59

VIDEO-LIVE/ Protesta tek “Unaza e Re”, banorët: O dorëzohu, o largohu!

VIDEO-LIVE/ Protesta tek “Unaza e Re”, banorët: O

Ndryshe nga ditët e fundit, në zonën pranë mbikalimit, ku po zhvillohet protesta, kanë qenë prezentë efektivë policie me uniformë. Kjo ka sjellë pakënaqësi te disa banorë.

Një i moshuar, iu drejtua efektivëve duke u kërkuar llogari: “Pse keni ardhur”.

“Mos i dëgjoni ata eprorët tuaj se ata janë maskarenj”, iu tha ai.

U ndesh ndërhyrja e deputetit demokrat Klevis Balliu për të qetësuar protestuesin, ndërsa nga ana e efektivëve nuk pati reagim.

“Gjithmonë do rrimë me shtetrrethime me këta rezila”, shprehu mllefin i moshuari, teksa u ktheu shpinën efektivëve të policisë dhe u largua prej tyre.

Banorët kanë thirrur në korr, “qeveri e krimit; qeveri e drogës; o dorëzohu o largohu; shtëpia jonë, jeta jonë”, e parulla të tjera kundër kryeministrit Ramadhe kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Para nisjes së protestës, banorët e zonës vendosën që të mbajnë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikanGeorge H.W. Bush.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për ndërtimin e një aksi të ri rrugor, nga sheshi Shqiponja te mbikalimi.