AKTUALITET, 29 Nëntor 2019, 08:59

I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, Reuters shkruan për 17-vjeçarin: I shpëtoi jetën lavatriçja



Mes rrënojave të banesës së familjes Lala, e cila u shua thuajse krejtësisht nga tërmeti më i fuqishëm në katër dekada që goditi Shqipërinë, ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën më herët trupat e pajetë të një nëne, binjakëve të saj dy vjeç dhe djalit shtatë vjeçar.

Kishin vdekur të përqafuar në shtrat, ndërsa tavani qe shembur mbi ta. Tërmeti i mori jetën thuajse të gjithë familjes së të mbijetuarit Albert Lala, por nipi i tij 17 vjeçar shpëtoi mrekullisht.

Në fakt, sipas Reuters, atë e shpëtoi lavatriçja, që ishte rrëzuar prej luhatjeve të dhunshme të tokës duke i bllokuar adoleshentit rrugën, por i duke krijuar kësisoj një hapësirë të mjaftueshme, ku ai të mund të qëndronte pa u shtypur nga blloqet e inerteve.