TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çështja penale e grabitjes së Bankës së Shqipërisë, ndodhur përmbi një dekadë më parë, është mbyllur, por lufta civile për kthimin e shumës shtetit shqiptar vazhdon ende.
Mbasi dy gjykata civile kanë urdhëruar dy të akuzuarit, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, që të kthejnë shumën e vjedhur prej 713 milionë lekësh, të dy ata do të përballen me Bankën e Shqipërisë.
Siç mëson Top Channel, nga burime të sigurta, ish-përgjegjësi i arkës stok, Ardian Bitraj, dhe ish-specialistja Mimoza Bruzia kundërshtojnë kërkesën e Bankës së Shqipërisë, që këmbëngul detyrimin e të paditurve për të kthyer solidarisht paratë, të konsideruara si dëm i shkaktuar nga vjedhja e Departamentit të Emisionit të Bankës së Shqipërisë.
Ngjarja u zbulua gjatë 2014 dhe në atë kohë u vunë në diskutim rregullat e bankës. Të dy ata thonë që paratë ishin të dëmtuara dhe duhet të zbresë prej andej një shumë prej 143 milionë lekësh.
Në procesin penal, dy të pandehurit u dënuan me gjykim të shkurtuar, Bitraj me 13 vite burgim dhe Bruzia me 10 vjet burgim. Ndërkohë, në një proces të veçuar, ish-guvernatori u shpall unanimisht i pafajshëm dhe u dëmshpërblye nga gjykata administrative për dëmin moral dhe largimin nga detyra.
Bitraj tregoi në atë kohë se paratë që duhet të asgjësoheshin i përvetësoi gjatë 2010-s, dhe se i mbushte arkat e boshatisura me libra që të humbiste gjurmët, duke ruajtur peshën. Banka e Shqipërisë ishte palë në proces dhe më pas nisi gjykimin civil, ndonëse i dyshuari insistoi se i kishte humbur të gjitha paratë në loto dhe kazino.
Top Channel raporton se Gjykata e Lartë nuk ka caktuar ende një datë dhe as trupë gjyqësore.