TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-bashkëshorti i aktores Halle Berry, Olivier Martinez, i është drejtuar sërish gjykatës me një kërkesë që ajo të mbulojë shpenzimet e tij ligjore, të cilat arrijnë në 240 mijë dollarë. Kjo shumë është krijuar gjatë betejës gjyqësore mes tyre për kujdestarinë e djalit 13-vjeçar, Maceo.
Martinez pretendon se nuk ka mundësi financiare për të përballuar kostot e procesit, ndërsa thekson se të ardhurat e tij janë shumë më të ulëta se ato të ish-bashkëshortes.
“Edhe pse si kërkuesja, ashtu edhe unë jemi aktorë, të ardhurat tona përkatëse dhe mundësia për të pasur akses në asete ndryshojnë ndjeshëm. Prej vitesh nuk kam marrë asnjë rol si aktor. Nga ana tjetër, kërkuesja ka luajtur në filmin ‘Crime 101’, i publikuar në vitin 2026, si dhe është duke punuar në dy projekte të tjera, ‘Fleur’, ku është gjithashtu producente, dhe ‘Red Card’.”
Aktori pretendon gjithashtu se dëshmitarët e thirrur nga pala e Berry-t gjatë gjyqit e zgjatën ndjeshëm procesin. Ai kërkon që gjykata të urdhërojë aktoren të parapaguajë shpenzimet e tij ligjore, në mënyrë që të garantohet barazi mes palëve.
Sipas dokumenteve financiare, Martinez përfiton mesatarisht 776,34 dollarë në muaj nga të drejtat e projekteve të mëparshme. Ai deklaron se ka 43.206,22 dollarë në dispozicion dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 550 mijë dollarë. Shpenzimet e tij mujore arrijnë në 17.555,99 dollarë, ndërsa detyrimi ndaj studios ligjore që e përfaqëson është aktualisht mbi 176 mijë dollarë.
Beteja gjyqësore mes ish-çiftit nisi pas akuzave të Martinezit për dhunë në familje ndaj djalit të tyre, për të cilat ai kërkoi kujdestarinë e plotë. Procesi përfundoi më 29 tetor, kur gjykata vendosi që kujdestaria fizike e Maceos t’i mbetet babait. Për momentin, Berry nuk do të mund ta mbajë djalin gjatë natës.
Aktorja ruan kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe të drejtën për të marrë vendimin përfundimtar në rast mosmarrëveshjesh mes prindërve për çështje që lidhen me të birin. Gjykata pritet ta rishikojë çështjen e kujdestarisë gjatë muajit nëntor.