LIFESTYLE, 9 October 2026, 22:15

Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare

Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, martesën e vëllait të saj.

Artistja është shfaqur duke kërcyer valle shqiptare, mes muzikës popullore dhe ritmeve festive në shtëpinë e saj.

Në pamjet e publikuara nga festa, Bebe shihet duke iu bashkuar valles së bashku me familjarët.

Artistja me origjinë shqiptare ka folur edhe më herët me krenari për rrënjët e saj, duke treguar se traditat dhe muzika shqiptare kanë një vend të veçantë në jetën e saj.