AKTUALITET, 30 Qershor 2020, 20:40

Grenell: Nxitëm europianët të ndërmarrin hapa për heqjen e vizave për Kosovën

Grenell: Nxitëm europianët të ndërmarrin hapa për

I dërguari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar pasi që 32 eurodeputetë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel, që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë të presidencës gjermane të BE-së.

Grenell përmes një postimi në Twitter, e ka quajtur një lajm të mirë, sidomos për industrinë. Sipas tij fokusi i SHBA-ve për normalizimin ekonomik, ka nxitur dhe motivuar evropianët.

Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, shkruan Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1277995000303742982