TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tridhjetë e shtatë persona janë arrēstuar në Itali dhe Shqipëri gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare, të cilat ishin koordinuar me një skuadër të përbashkët investigative.
Të arrēstuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar drōge, ndërsa autoritet kanë sekuestruar 3.5 ton drogë e tipit marìhuanë, hashāsh dhe kokāinë, vlera e së cilës është 40 milionë euro.
Operacioni i drejtuar nga Antimāfia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimāfias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.
Gjithashtu operacioni është kryer në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CrìminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust.
Emrat e shtatë të arrēstuarve:
-Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë,
-Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë,
-Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë,
-Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë,
-Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë,
-Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë,
-Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë,
Lidhur me këtë operacion janë shpallur në kërkim Elton Hamza, 37 vjeç, banues në Orikum, Vlorë dhe Robert Myftari, 47 vjeç, banues në Vlorë.